NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Koordinator Projekti

Studies and Development Center, ka hapur thirrjen për aplikime për pozicionin Koordinator Projekti, në kuadër të projektit “Building Bridges: Bridging the Gap in Employment Rights through Youth and CSO Engagement”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Koordinator i Projektit do të jetë përgjegjës për koordinimin e përgjithshëm të projektit, planifikimin dhe ndjekjen e aktiviteteve, si dhe bashkëpunimin me ekipin e projektit, ekspertët, partnerët dhe grupet e synuara.

Pozicioni

Titulli i pozicionit: Koordinator Projekti
Vendi i punës: Tirane dhe ne 10 qytetet ku implementohet projekti.
Lloji i angazhimit: Me kohë të pjesshme
Kohëzgjatja e kontratës: 5 muaj

Përgjegjësitë kryesore

Koordinator i Projektit do të ketë këto përgjegjësi:

  • Të koordinojë zbatimin e përgjithshëm të aktiviteteve të projektit;
  • Të hartojë dhe përditësojë planin e punës dhe kalendarin e aktiviteteve;
  • Të sigurojë realizimin e aktiviteteve sipas afateve, objektivave dhe rezultateve të parashikuara;
  • Të koordinojë punën e ekipit të projektit, ekspertëve dhe ofruesve të shërbimeve;
  • Të bashkëpunojë me partnerët e projektit, institucionet publike, organizatat dhe aktorët e tjerë të përfshirë;
  • Të përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për zhvillimin dhe dokumentimin e aktiviteteve;
  • Të monitorojë progresin e projektit dhe përmbushjen e treguesve të përcaktuar;
  • Të kontribuojë në përgatitjen e raporteve periodike, narrative dhe dokumenteve të tjera të projektit;
  • Të sigurojë komunikim të rregullt me drejtuesin e projektit, partnerët dhe aktorët e përfshirë;
  • Të kryejë detyra të tjera të lidhura me pozicionin dhe zbatimin e suksesshëm të projektit.

Kriteret dhe kualifikimet e kërkuara

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Të kenë përfunduar arsimin e lartë, preferohet në shkenca sociale, administrim, menaxhim, ekonomi, drejtësi, marrëdhënie ndërkombëtare ose fusha të ngjashme;
  • Të kenë të paktën 3 vite përvojë profesionale;
  • Të kenë aftësi të mira në planifikimin, organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve;
  • Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip;
  • Të jenë të aftë të menaxhojnë disa detyra njëkohësisht dhe të respektojnë afatet;
  • Të kenë aftësi për përgatitjen e raporteve dhe dokumentacionit të projektit;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë;
  • Të kenë njohuri të mira në përdorimin e programeve të paketës Microsoft Office;
  • Të tregojnë përgjegjshmëri, profesionalizëm, integritet dhe vëmendje ndaj detajeve.

Dokumentet e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin:

  1. Curriculum Vitae në gjuhën angleze;
  2. Letër motivimi;
  3. ID personale

Mënyra e aplikimit

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në adresën elektronike:

info@sdc.org.al

ose handmail ne adresen e SDC: Rr. Gjin Bue Shpata, 6/29, Tirane.

Afati i fundit për aplikim: 25 Korrik 2026, ora 16:30 CEST

Vetëm kandidati i përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.